Veleshta e do Pëllumb Qyrën këshilltar

February 3, 2013 0

 

Këshilli vendor i BDI-së, në Veleshtë në takimin që sapo ka mbyllur me votim të fshehtë ka përcaktuar rënditjen e kandidatëve për këshilltarë të këtij fshati në listën shumemërore të BDI për Këshillin komunal të Strugës .Sic mëson ‘’Strugalajm.com’’, këshilltari aktual Pëllumb Qyra në bazë të votave të marra ka siguruar primatin e nominimit që  të përfaqësoj Veleshtën në listën e këshilltarëve të BDI-së, në zgjedhjet e 24 marsit.Ndërsa, konkurenti i tij Bardhyl Nasufi, i cili ka grumbulluar një votë më pakë  se ai,  do të jetë kandidati i dytë për këshilltarë që do t’i propozohet nga ky Këshill vendor degës së BDI-së, në Strugë.Duke qënë se kandidatura e Pëllumb Qyrës vinë nga një  lokalitet i madh i Strugës, dhe sipas gjithë gjasave do të ketë një pozicion favorizues në listën e BDI-së,  vetëkuptohet  se ai pritet të siguroj mandatin e këshilltarit edhe për katër vitet e ardhshme.Në këtë takim të Këshillit vendor të nëndegës së BDI-së, në Veleshtë, përvec anëtarëve të Kryesisë së kësaj strukture i pranishëm ishte edhe zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Tair Hani si dhe n/kryetari i degës së BDI-së në Strugë,Bashkim Kaba.(Strugalajm.com)

Leave A Response »