Festa e 7 Marsit u shenua edhe në Podgorcë

March 7, 2013 0

Festa e 7 Marsit, festës së madhe të mësuesit, ose siç e quajne festa e madhe e shqiptarëve, u shenua edhe në mesin e nxënësve dhe prindërve të shkollës shqipe në Podgorcë, ku përsëri hasën në rëzistencën nga ana e drejtorit të shkollës edhe për këtë shënim të kësaj feste gjithshqiptare të arsimit.
Refereatin kushtuar festës së 7 Marsit, Ditës së mësuesit dhe të shkollës së parë shqipe, e paraqiti Seade Fazliu e cila pas elaborimit të shënimeve historike të zhvillimit të shkollës shqipe, u ndal edhe në vetë shkollën e Podgorcës, e cila dikur quhej me emrin e patriotit dhe arsimdashësit Iljaz Podgorca, emër ky që nderon jo vetëm Podgorcën por edhe rrethinën.
Paraprakisht, u zhvillua një defile-parakalim i nxënësve të shkollës shqipe së bashku me prindërit e tyre nëpër fshat, të shoqëruar edhe nga anëtarët e SHKA “Shpresa” nga Veleshta dhe të tjerë.
Në oborrin e shkollës, ku ishin tubush shumë njerëz në mbështetje të shkollës shqipe në Podgorcë, u dha edhe një program kulturor nga anëtarët e SHKA “Shpresa” nga Veleshta dhe këngëtarje Bora Tahiri.
Ky aktivitet u përcoll edhe nga shumë media vendore, por gjithë kësaj iu vu një njollë e zezë, sepse ekipit të Radio Rrapit, sipas të gjitha gjasave, qëllimisht i është shqyer goma në veturën e tyre të parkuar në afërsi të shkollës, përderisa ekipi i Radio Rrapit përcillte aktivitetin me rastin e 7 Marsit në shkollën shqipe në fshatin Podgorcë.(Radio Rrapi)

483676_360311210750868_1362304468_n64846_360302374085085_619631720_n 269074_360307840751205_203328982_n 578424_360312494084073_1279082332_n

 

Leave A Response »