BDI-ja, apelon në Strugë

January 29, 2013 0

Shtabi Zgjedhor Komunal
Dega e BDI-së
Strugë

 

А P E L
Duke patur parsysh se zgjedhjet lokale afrohen dhe për të votuar kusht i domosdoshëm është paisja me dokumentacion biometrik dhe se afati për tu regjistruar në listat votuese skadon në datë 9 Shkurt 2013, Shtabi komunal Zgjedhor i degës së BDI në Strugë apelon tek të gjithë qytetarët që deri më tani nuk posedojnë një nga dokumentet e nevojshme biometrike (letër njoftim ose pasaportë), ta bëjnë sa më shpejtë një veprim të tillë për të realizuar të drejtën e tyre për votim në dt. 24 mars 2013.

Njëkohësisht i ftojmë qytetarët strugan që t’i verifikojnë listat zgjedhore me të drejtë vote për të parë nëse emri i tyre është ose jo i evidentuar në ato lista.

Këtë veprim mund ta bëjnë pranë zyrave të Njësisë Rajonale të Ministrisë së Drejtësisë ose në web.faqen www.sec.mk .

Informacion më të detajuar mbi këtë apel mund të siguroni edhe pranë degës së BDI-së dega Strugë, duke filluar nga ora 10.oo deri në ora 14.oo.

Strugë, 29/04/2013 Shtabi Komunal Zgjedhor – BDI Strugë

Leave A Response »